Haradinaj: Vonesa e liberalizimit të vizave t’u fatorehet qeverive në disa mandate të fundit

Lajme

Haradinaj: Vonesa e liberalizimit të vizave t’u fatorehet qeverive në disa mandate të fundit

Më: 4 maj 2016 Në ora: 14:07

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka përshëndetur rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Por ai nuk ka lënë pa kritikuar udhëheqjen e Qeverive të kaluara dhe të tashme që e kanë vonuar këtë proces.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Rekomandimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, është një lajm i mirë. Në fakt rekomandimi, megjithëse i fundit nga të gjitha vendet tjera të Evropës Juglindore, shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në BE, që është përcaktim yni strategjik.
Vlerësoj se Komisioni Evropian e ka bërë rekomandimin e duhur, sepse më në fund edhe Kosova po hyn në modelin e trajtimit të njëjtë me shtetet tjera, të cilat tashmë e kanë fituar këtë të drejtë. Vonesa e Kosovës në këtë proces, duhet t’i faturohet qeverive të disa mandateve të fundit, ndërkohë që u bëj thirrje autoriteteve në Bruksel, që të mos e vonoj në vendimin përfundimtar të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat