Ministria " pinocchio " që premtonte liberalizimin e vizave para 4 viteve

Lajme

Ministria " pinocchio " që premtonte liberalizimin e vizave para 4 viteve

Nga: H.O. Më: 4 maj 2016 Në ora: 14:05

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Qitaku në kohën kur ishte ministre e Integrimeve Evropiane, në vitin 2012 kishte premtuar se po atë vit do të ndodhe liberalizimi i vizave.

Ndërsa ky premtim i kahmotshëm u bë realitet sot, katër vite më pas.

Ministrja Qitaku, kishte thënë se në afat rekord Kosova do të arrijë të përmbushë kriteret e kërkuara nga KE. Nuk ishte në gjendje të thotë një datë, por besonte se deri në fund të vitit 2012, Kosova do të arrijë të heqë vizat për qytetarët e saj.

Por premtime të tilla kishin dhënë edhe Presidenti Hashim Thaqi në kohën kur ishte kryeministër dhe Enver Hoxhaj në atë kohë kur ishte Ministër i Jashtëm. Të gjithë këta akterë politikë premtonin papushim liberalizimin e vizave brenda pak muajsh./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat