Pacolli për viza: Unë fjalën e mbajta

Lajme

Pacolli për viza: Unë fjalën e mbajta

Më: 4 maj 2016 Në ora: 13:32

Presidenti i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar qytetarët e Kosovës se Kosova mori rekomandimin për liberalizim të vizave dhe qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë lirshëm në zonën shenjen gjatë vitit 2016.

“Të dashur miq, urime! Ju kujtohet postimi im më 1 Maj? Unë fjalën e mbajta. Komisioni Evropian sapo ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe kjo është meritë e juaja! Ju e keni merituar! Qytetarët e Kosovës tanimë nuk do të jenë të izoluar, por të lirë si kurrë më parë! Urime të gjithëve! Na priftë e mbara gjithmonë!”, ka shkruar Pacolli në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat