Avramopulos flet për disa kushte që shtetasit e Kosovës do t’i kenë pas liberalizimit të vizave

Lajme

Avramopulos flet për disa kushte që shtetasit e Kosovës do t’i kenë pas liberalizimit të vizave

Më: 4 maj 2016 Në ora: 13:22

(E plotësuar) - Pas rekomandimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm të Kosovës Skender Hysenin, komisionari Dimitris Avramopoulos, ka kërkuar dhe njëherë nga institucionet e Kosovës, që ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Kur flasim për krimin e organizuar dhe korrupsionin kemi një pasqyre të qartë. Kërkojnë që Kosova të fokusohet në këtë. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën atë. Nuk është e lehtë për një shtet të cilësohet si i korruptuar. Jam i sigurte se me angazhim, do të shohim rezultate në këtë luftë. Ne kemi besim te plotë tek autoritetet kosovare se e dinë se si të luftohet ky fenomen në vend. Jam I sigurte që shumë shpejtë do të kemi rezultate të kapshme dhe të shohim si po hiqen këto pengesa”, tha Avramopolus.

Ndërsa i pyetur për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga Spanja dhe problemet e mundshme me mosnjohjen e pasaportave të Kosovës, Avramopolus tha se beson që autoritetet e Spanjës do të dinë si ta menaxhojnë këtë çështje.

Ndërsa ministri i Brendshëm Skender Hyseni tha se qëllim afatgjatë i Qeverisë së Kosovës, ka qenë dhe mbetet luftimi i krimit dhe korrupsionit.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, është qëllim afatgjatë i Qeverisë së Kosovës. Objektivi ynë është që të heqim këtë stigmë nga qafa e kosovarëve. Nga ajo çfarë vendi njihet tashmë. Është vitale dhe shumë e rëndësishme për një zhvillim ekonomik, për tërheqjen e investimeve. Nuk mund të mendosh zhvillim ekonomik pa investime substanciale nga jashtë. Ne nuk mund të presim investime nga jashtë, nëse nuk e ndryshojmë sitatën atje. Kjo është një çështje kritike”, tha Skënder Hyseni.

Ndërsa sa i përket mos njohjes nga shteti i Spanjës, Hyseni tha se kosovarët e perceptojnë Spanjën si një shtet mik.

“Spanja në Kosovë është e perceptuar si shtet mik dhe është shtet mik. Ne iu ofrojmë qytetarëve pasaporta biometrike, që BE kërkon nga një posedues i pasaportes. Iu takon autoritete spanjolle. Pyetja duhet të iu drejtohet autoriteteve të Spanjës jo ne. Shpresoj dhe mendoj se Spanja do të njoh një të drejtë bazike të qytetarëve për të udhëtuar. Kosova është në zemër të Evropës”, tha Hyseni.

***

Komisioneri i BE-së për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, ka dhënë lajmin për rekomandimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai në një konferencë nga Brukseli, tha se Kosova ka bërë një punë të mirë në plotësimin e kushteve të caktuara. Mirëpo, ka thënë se për të hyrë në fuqi, kjo duhet të votohet edhe nga Parlamenti Evropian.

“Kosova merr rekomandimin për liberalizim të vizave me BE-në. Ata kanë bërë një punë të mirë në reforma dhe në plotësimin e kushteve për liberalizim. Presim edhe miratimin nga Parlamenti Evropian. Por kjo nuk do të thotë se kosovarët do të kenë drejtë migrimi”, ka thënë Avramopulos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat