​Jashari: Kërkojmë që 5 maji të shpallet Ditë e Dëshmorëve

Lajme

​Jashari: Kërkojmë që 5 maji të shpallet Ditë e Dëshmorëve

Më: 4 maj 2016 Në ora: 13:00

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së kërkojnë që 5 maji edhe zyrtarisht të shpallet Ditë e Dëshmorëve.

Në një konferencë për media, përfaqësuesit e tri shoqatave, asaj të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve kanë thënë se kjo kërkesë e tyre është e ligjshme dhe kërkojnë nga institucionet që 5 maji të shpallet ditë zyrtare e vitit.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Xhavit Jashari tha se arsyet kryesore që 5 maji të shpallet Ditë e Dëshmorëve është se kjo ditë është zyrtare edhe në Shqipëri.

“Kërkesa që 5 maji të jetë datë zyrtare mbështetet në betimin e ushtarit, dhe sakrificën e dëshmorëve”, tha Jashari.

Sipas tij nëse kjo kërkesë e tyre nuk pranohet ata do të gjejnë edhe forma tjera që qëllimi i tyre të realizohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat