Gjermani: Shikoni sa pak refugjatë janë regjistruar gjatë muajit prill

Lajme

Gjermani: Shikoni sa pak refugjatë janë regjistruar gjatë muajit prill

Nga: Fitim Dika Më: 4 maj 2016 Në ora: 12:32

Për shkak të mbylljes së korridorit ballkanik, ka vijuar të regjistrohen numër i vogël i refugjatëve në Gjermani. Gjatë muajit prill në Bajern janë regjistruar vetëm 5555 refugjatë që është shumë pak nga pritshmëritë e pak muajve më parë. Shumica e tyre janë refugjatë që kanë arritur përmes trafikantëve, duke pasur parasysh mbylljen e kufijve.

Për krahasim gjatë janarit në Gjermani u regjistruan 75.000 refugjatë, në shkurt 41.6000 ndërsa në mars 6600, muajin kur edhe Maqedonia mbylli kufirin për refugjatët. Kjo tregon se numri i tyre është zvogëluar ndjeshëm muaj pas muaji./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat