Seremb Gjergji ia ‘djeg’ lajmin për viza Qeverisë

Lajme

Seremb Gjergji ia ‘djeg’ lajmin për viza Qeverisë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 12:11

Gjatë ditës kur po pritet që të vijë lajmi nga Evropa për rekomandimin e vizave, është Seremb Gjergji që na befason.

Ish-kandidati i vetëshpallur për President të Kosovës, ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë nga një qershori, ndërkaq lëvizja do të fillojë nga muaji korrik.

Me këtë lajm, Gjergji ka befasuar qytetarët, por edhe ia ka ‘djegur’ myzhdenë Qeverisë.

“Liberalizimi nga 1 Qershori. Urime urime. Levizja fillon nga muaji Korrik. Gjitheçka po ndodhe gjate kesaj vere. Kete te hene do te dal e te festoi, nuk do te protestoi – ne Diten e Evropes”, ka shkruar Gjergji në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat