Në mungesë të kushteve të punës, zjarrfikësit paralajmërojnë protestë

Lajme

Në mungesë të kushteve të punës, zjarrfikësit paralajmërojnë protestë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 12:08

(E plotësuar)- Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës kanë paralajmëruar protestë në ditët në vazhdim për shkak të mungesës s kushteve elementare të punës, mungesës së sigurimeve shëndetësore, mungesës së pajisjeve, etj.

Në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, kryetari i kësaj sindikate, Muharrem Beka, ka thënë se as sot në ditën ndërkombëtare të tyre, asnjë nga institucionet nuk është interesuar për gjendjen e këtij shërbimi.

Ai ka thënë se kjo dëshmon se institucionet nuk janë të interesuara për këtë shërbim që të jetë funksional , që të jetë në shërbim të qytetarëve në shërbim të humanitetit, të etikës profesionale.

Beka: Punojmë me paga minimale

“Si pasojë e kësaj situate, zjarrfikësit me të vërtetë janë në një gjendje të mjerueshme, pa pajisje personale, pa pajisje të përgjithshme kolektive, automjete të stërvjetëruara, pa teste, pa kontrolla periodike sipas prodhuesit, pa sigurime shëndetësore, pa implementim të kontratës kolektive, pa implementim të ligjeve në fuqi të cilat janë të gjitha në favorin ton, ë baza ligjore është në favorin tonë, mirëpo asnjë herë deri më tash asnjë udhëzim as akt nënligjor apo ligjor nuk është zbatuar. Ministria e Pushtetit Lokal e ka nxjerrë një qarkore ku thotë se zjarrfikësit nuk janë shërbyes civil, vetëm qarkore ka mbet, me këtë qarkore thuhet se duhet të zbatohet ligji i punës mirëpo absolutisht nuk është zbatuar, kështu që si pasojë e këtij moszbatimi, dhe të aktvendimeve që i kemi dy, një e kemi nga kuvendi komunal, një aktndryshim e kemi prej MPB-së nuk jemi në gjendjen tonë, zjarrfikësit nuk kompensohen për ndërrime të natës, nuk kompensohen jashtë orarit. Nuk kompensohen për festa, një koeficient laraman i cili dallon prej një komune në komunën tjetër, më i ulëti në të gjitha shërbimet, 4, 83”, tha ai, derisa paralajmëroj se në bashkëpunim me sindikatat komunale do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës në ditët e ardhshme.

Kurse, një nga zjarrfikësit e lënd uar në vendin e punës, Blerim Mehmeti, ka thënë se tash e më shumë se dhjetë vite punon me lëndim dhe nuk ka pas të holla që ta shëroj këmbën e lënduar, derisa asnjë nga institucionet nuk e ka ndihmuar në këtë drejtim.

Mehmeti: E kam këmbën e lënduar, nuk kam mjete për operacion

“Unë jam ndër zjarrfikësit që jam i lënduar në vitin 2004 dhe me pamundësi me u shëruar vetë dhe nuk më ka ndihmuar askush, sot e asaj dite e kam këmbën e lënduar, nuk kam përmirësim të këmbës hiq, mundësi nuk kam pas me e mjeku, askush nuk më ka ndihmu, hala punoj zjarrfikës me këmbë të lënduar. Nuk më ka ndihmuar askush kurgjo, nuk kam kërkuar kështu, atëherë nuk kemi qenë as pjesë e sindikatës, kam qenë te mjeku e kam paguar prej xhepit çka kam pas kontrolla i kam paguar prej xhepit, për operacione etj. nuk kam pas mundësi”, ka thënë Mehmeti.

Përfaqësuesit e zjarrfikësve kanë treguar edhe për probleme tjera gjatë punës si pajisje me afat të skaduar, mungesë të kontrolleve të rregullta të pajisjeve, mungesë të rrobave mbrojtëse e shumë probleme tjera.

Ata këto shqetësime i kanë shprehur në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, 4 majit.

Zjarrfikësit paralajmërojnë protesta

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për gjendjen në të cilën janë duke paralajmëruar protestë në ditët në vazhdim.

Në një konferencë për media ata kanë thënë se gjendja e tyre është e vështirë prandaj protesta do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë.

Kryetari i Sindikatës së zjarrfikësve Muharrem Beka tha se zjarrfikësit punojnë në kushte të këqija, pa sigurim shëndetësor, pa pajisje të nevojshme, me pajisje të skaduara dhe me pagë minimale.

Konferenca është mbajtur me rastin e 4 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat