​Lansohet portali për publikimin e të dhënave qeveritare

Lajme

​Lansohet portali për publikimin e të dhënave qeveritare

Më: 4 maj 2016 Në ora: 11:00

(E plotësuar) - U lansua sot portali online për publikimin e të dhënave qeveritare "Kosova e Hapur", ku do të kërkohet që qeveria të jetë më transparente dhe llogaridhënëse, që vazhdimisht të angazhohet për qytetarët.

Ky portal ka për qëllim që t’u mundësojë qytetarëve, shoqërisë civile dhe organizatave të sektorit privat të marrin vendime më të mira bazuar në informatat e marra, është ende në fazën fillestare të zhvillimit.

Zëvendësministri i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, ka treguar për rëndësinë e këtij portali i cili u mundëson qytetarëve qasjen në shënimet e qeverisë. Ai ka thënë se në këtë mënyrë po rritet edhe përgjegjësia e organeve shtetërore karshi qytetarëve.

Ilazi: Me hapjen e të dhënave, rrisim përgjegjësinë e organeve shtetërore

“Rrisim përgjegjësinë e organeve shtetërore karshi qytetarëve dhe po ashtu mundësojmë edhe inovacion. Kjo i jep kredibilitet aspiratave tona të shtet ndërtimit demokratik, dhe të shtetndërtimit bazuar në vlerat e Bashkimit Evropian. Ajo çfarë do të ndodh në javët në vijim në kontekst të procesit të të dhënave përgjegjësia në këtë proces do të transferohet nga Ministria e Integrimeve Evropiane tek Ministria e Administratës Publike... Qëllimi ynë është që në kuadër të këtij portali të gjitha ministritë të kenë faqen e tyre dhe të publikojnë vazhdimisht të dhënat. Në faza tjera pastaj përfshihen komuna dhe institucione të pavarura...por tani po e prezantojmë si një portal që është ende në zhvillim e sipër”, ka treguar Ilazi.

Ndërsa, Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, tha se kjo reformë parasheh edhe digjitalizimin e kësaj administrate dhe ofrimin e drejtpërdrejtë dhe më të lehtë të të dhënave të Qeverisë së Kosovës. Në adoptimin e kartës së hapjes së të dhënave, e cila është bërë me vendimin e Qeverisë, Yagcilar tha se MAP do të jetë përgjegjëse për koordinimin dhe zbatimin që ka marrë Qeveria në zbatimin e kartës dhe hap jes së të dhënave përmes hartimit të një plani kombëtar.

Yagcilar: MAP do të jetë përgjegjëse në adoptimin e kartës së hapjes së të dhënave

“Kjo reformë po ashtu parasheh edhe digjitalizimin kësaj administrate dhe ofrimin e drejtpërdrejtë dhe më të lehtë të dhënave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ministria ka krijuar një infrastrukturë të nevojshme dhe fillestare për fillimin këtij projekti duke krijuar portalin e parë shtetëror për të dhëna të hapura i cili do të jetë nënë menaxhimin e Agjencisë të Shoqërisë së Informacionit e cila është nën ombrellën Ministrisë së Administratës Publike. Në adoptimin e kartës së hapjes së të dhënave, me vendim të Qeverisë MAP do të jetë përgjegjëse për koordinimin dhe zbatimin parimeve që ka marrë Qeveria, me ç’rast do të obligohet MAP-ja për koordinimin e punës”, tha Yagcilar.

Në këtë konferencë ku u bë lansimi i portalit në qasje të të dhënave të qeverisë, komunave dhe institucioneve tjera, e pranishme ishte edhe Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusarti-Lila, e cila komunë është e para dhe e vetmja që e ka platformën e llogaridhënies dhe transparencës.

Ajo tha se hapja e të dhënave dhe ofrimi i qasjeve në informata nuk është qëllim në vetvete, por që jo mundëson në përmirësimin e qeverisjes, përmirësimin e vendimmarrjes në jetën e qytetarëve.

Kusari Lila: Ofrimi i qasjeve në informata nuk është qëllim në vetvete

“Hapja e të dhënave, ofrimi i qasjeve në informata nuk është qëllim në vetvete prej asaj çka kemi parë, por është një facilitues i të gjitha proceseve tjera në përmirësimin e qeverisjes, në përmirësimin e vendimmarrjes, dhe natyrisht jetës së qytetarëve në këtë rast të Komunës së Gjakovës, por edhe në nivel qendror. Elementi i parë i cili është vërejtur në kuadër të domosdoshmërisë për hapjen e informatave ka të bëjë me menaxhimin financiar”, tha Kusari-Lila.

Të dhënat e hapura kanë të bëjnë edhe duke treguar se si janë shpenzuar paratë publike, e cila bënë që këto para të shpenzohen në mënyrë më efektive si dhe duke iu mundësuar njerëzve që të jenë më të informuar kur bëjnë zgjedhjen e shërbimeve, qoftë në standardin që u siguron ky shërbim apo me mundësitë e ofruara përmes tij.

Gjithashtu të dhënat e hapura u mundësojnë përdoruesve që të krahasojnë, kombinojnë dhe ndjekin lidhjen mes databazave dhe sektorëve, pasi që siç është shpjeguar, kur të dhënat mund të kombinohen dhe krahasohen, ato mundësojnë përcaktimin e trendeve, identifikimin e sfidave sociale, ekonomike dhe pabarazisë, ku shënojnë progresin në programet dhe shërbimet publike.

Qeveria me portal për shpenzimin e parasë publike

U lansua sot portali online për publikimin e të dhënave qeveritare "Kosova e Hapur", ku do të publikohen shpenzimet e parasë publike, me qëllim që qytetarët të jenë më të informuar.

Portali është ende në fazën fillestare të zhvillimit.

Me ketë platformë të dhënat janë të hapura, duke bërë që paratë publike të shpenzohen në mënyrë më efektive, si dhe duke iu mundësuar njerëzve që të jenë më të informuar kur bëjnë zgjedhjen e shërbimeve, qoftë në standardin që ju siguron ky shërbim apo mundësitë e ofruara përmes tij.

Ministri i Integrimeve, Ramadan Ilazi tha se qëllimi i këtij portali të jetë adresa kryesore për qasjen e të dhënave pa kërkesa dhe procedura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat