Urime Kosovë!

Lajme

Urime Kosovë!

Nga: Ajet Avdyli Më: 4 maj 2016 Në ora: 10:10

Vetëm për një vit qeverisje, LDK me kryeministrin Akademik Isa Mustafa ja arriti që Kosova sot të paraqitet para mediave ndërkombtare me reputacion krejt tjetër nga ajo që kishte para dy vitesh. Me gjithë problemet që e përcollën që nga dita e parë, ja arriti që Kosovës të pakten t'ja kthej dinjitetin e reputacionin nderkombëtar. Për vite të tëra Kosova u qeverisë nga Bosat e krimit, nga ata që thirreshin në ideale të paqena, jo vetem me fajin e tyre, por edhe me fajin e një pjese të elektoratit kosovar, i cili u jepte mandat bosave të krimit me drejtue me Kosovën. E për veten e tyre, kishin zgjedhë izolimin e fukarallakun, por gjithnjë duke jetuar dhe duke i ngrit bosat e krimit në nivelin më të lartë.

Sot e kemi një situatë më të mirë, sa i përket asaj ekonomike, ku kemi një rritje 3.6%, rritja më e madhe nê EU dhe në tërë rajonin e Ballkanit, duke mos harruar , kushtet e rrethanat që punoi qeveria e parlamenti i Kosovës!.
Sot Kosovën e pret edhe një lajm tjetër shumë i mirë, Bashkimi Evropjan pritet të jap rekomandimin për liberalizimin e vizave pêr Kosovën. Me shpresë se sot në mesditë do të kemi rast për të festuar. Me shpresë se, që nga dita e nesërme do të kemi një punë të zakonshme.

Ne mërgimtarët e kemi për detyrë që t'i kthehemi Kosovës, me punë e investime të ndryshme. Sot e kemi më të leht, sepse qeveria e Kosovës ka treguar performancë e kushte të tjera dhe garancione për investime në Kosovë. Qeveria e Kosovës po jep garancione se i gjithë kapitali i atyre që duan të investojnë në Kosovë do t'a ken kapitalin e garantuar, dhe duke u futur në partneritet me qeverinë e Kosovës, e cila kohëve të fundit ka bërë një Fond për garantimin e investmeve dhe kapitalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat