Pas Sophie Castriota, zbulohet një tjetër pasardhës i Skënderbeut

Lajme

Pas Sophie Castriota, zbulohet një tjetër pasardhës i Skënderbeut

Më: 3 maj 2016 Në ora: 23:54

Sophie Castriota nuk është një këngëtare e njohur, por ajo mori famë pasi si stërmbesa e Skënderbeut ka kënduar këngën “Xhamadani vija vija”. Vajza simpatike me një zë mjaft të ëmbël është brezi i 14-të i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Sophie Castriota është një muzikante që jeton në Australinë e largët, por me origjinë arbëreshe. Ajo ka bërë shumë fansa për vete nëpërmjet facebook-t, ku ka publikuar interpretimin e saj dhe ku shpesh komunikon me fansat shqiptarë.
Ndërkohë zbulojmë një tjetër pasardhës i Skënderbeut Filippo Castriota Scanderbeg, po ashtu ka lindur në Itali dhe jeton në Siena, ku dhe ka përfunfunduar Universitetin. Ai është 26 vjeç dhe ka si filozofi jete të tij moton e njëjtë të Skënderbeut ndërsa shprehet: “Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem mik i virtytit dhe jo i fatit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat