Savicevic: Raportimet se kam votuar pro Kosovës janë sensacionale, nuk u respektua statuti i UEFA's

Lajme

Savicevic: Raportimet se kam votuar pro Kosovës janë sensacionale, nuk u respektua statuti i UEFA's

Më: 3 maj 2016 Në ora: 23:48

Dejan Savicevic ka mohuar se ka votuar pro pranimit të Kosovës në UEFA, ashtu si ishte raportuar në media.
Kreu i federatës malazeze Dejan Savicevic ka reaguar pas raportimeve se ka votuar pro Kosovës duke i quajtur sensacionale lajmet e tilla në media.

Savicevic ka thënë se nuk është respektuar statuti i UEFA's me rastin e pranimit të Kosovës.

Njoftimi është postuar në faqen e federatës malazeze.

"Qëndrimi i Federatës së Futbollit të Malit të Zi për këtë çështje ka qenë parimor, respektivisht që të respektohet statuti i UEFA's, që nuk ka ndodhur me këtë rast. Në drejtim të respektimit të provizioneve të statutit ka shkuar edhe diskutimi im në Kongres. Informata të ndryshme që janë paraqitur në disa media pas votimit në Kongres, që kanë të bëjnë me qëndrimin e Federatës së Malit të Zi rreth pranimit të Federatës së Kosovës në UEFA janë fabrikime dhe produkt i hamendesimeve sensacionale të atyre mediave" thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat