Befason Kusari-Lila: Behgjet Pacolli mund t’i bashkohet partisë sonë!

Lajme

Befason Kusari-Lila: Behgjet Pacolli mund t’i bashkohet partisë sonë!

Më: 3 maj 2016 Në ora: 23:12

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, e cila ditëve të fundit iu bashkua iniciativës së re, ka thënë se edhe kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, mund t’i bashkohet partisë më të re në vend, raporton Blic.
“Nëse zoti Pacolli do që t’i bashkohet iniciativës së re, mund t’i bashkohet”, ka deklaruar ajo në rubikon.
Kusari-Lila ka thënë se nuk i bën thirrje, mirëpo po qe se e sheh të duhur një mundësi të tillë, pa problem mund të bëhet pjesë e partisë.
“Nëse ai e sheh si platoformë që mundet me e shty programin e tij, pse jo”, ka shtuar ajo.
Përkundër kësaj, kryetarja e Gjakovës pikërisht në këtë emision, dha lajmin përfundimtar se nuk do të jetë më pjesë e partisë së Behjget Pacollit. Madje këtij të fundit, tha se ia ka thënë edhe në sy këto fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat