U pranua në UEFA, por ky detaj është shumë shqetësues për Kosovën!

Lajme

U pranua në UEFA, por ky detaj është shumë shqetësues për Kosovën!

Nga: Ismail Jakupi Më: 3 maj 2016 Në ora: 22:55

Sot Kosova është pranuar zyrtarisht në UEFA si përfaqësuese me të drejta të plota. Gëzim i madh për të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit.

Rreth orës 13 pas mesdite u kumtua lajmi i madh, kur u tha se për Kosovën votuan 28 anëtarë të UEFA-s dhe të tjerat (për momentin) nuk kishin rëndësi.

Por kjo histori suksesi në vete fsheh një lajm aspak të këndshëm për Kosovës dhe subjektivitetit e saj ndërkombëtar.
Edhe pse në parim politika dhe sporti janë dy gjëra të ndara në kohën që jetojmë janë më të lidhura se asnjëherë më parë.

Nga 54 vendet anëtare të UEFA-s, 49 prej tyre ishin anëtare të OKB-së (Anglia, Uellsi, Irlanda Veriore dhe Skocia si anëtare të ndara të UEFA-s, kanë vetëm një votë në OKB - Britania e Madhe) ndërsa Gjibraltari nuk është anëtare e OKB.

Kosovën e kanë njohur zyrtarisht 34 nga këto vende dhe Britania e Madhe (në UEFA përfaqësohet nga 4 vende) ndërsa të tjerat nuk e kanë njohur, mirëpo Kosova arriti ti fitojë vetëm 28 vota qka donë të thotë se 10 vende që e kanë njohur Kosovën nuk votuan në favorin tonë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat