Maloku i zhgënjyer nga Mimoza Kusari Lila

Lajme

Maloku i zhgënjyer nga Mimoza Kusari Lila

Më: 3 maj 2016 Në ora: 21:43

Analisti politik Albinot Maloku ka komentuar deklaratën e fundit të kryetares së Gjakovës se ajo më nuk është pjesë e AKR-së. Sipas tij, nga një politikane që ka dhënë shumë, sot nuk ka asgjë në të.

“Pas rrethanave të krijuara në Komunën e ‪#‎Gjakovës‬, kryetaren aktuale Mimoza Kusari Lila e shihja si alternativën më të mirë të ofruar nga subjektet politike në zgjedhjet e fundit komunale dhe e mirëpritja ardhjen e saj në krye të Komunës. Është kjo një politikane që e ka dhënë dhe marr maksimumin me forcën e saj dhe sot nuk shoh më asgjë në te. Sonte në prezantimin e saj medial, pash që tani paska filluar faza e kalimit të saj në politikane të konsumuar skajshmërisht që me hapa të sigurt do të konvertohet në një demagoge që dhemb koka nga pa arsyeshmëria. Andaj, sikter më nga ambienti politik i Kosovës se edhe ashtu mjaft ky ambient është i kontaminuar”, shkruan Maloku në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat