KE: Nesër në mesditë vendoset për apo kundër liberalizimit të vizave

Lajme

KE: Nesër në mesditë vendoset për apo kundër liberalizimit të vizave

Më: 3 maj 2016 Në ora: 20:51

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andrevas ka deklaruar për KosovaPress se kolegjiumi i komisionerëve nesër do të diskutojë gjendjen e fundit të Kosovës lidhur me plotësimin e standardeve për liberalizimin e vizave, për të parë nëse duhet apo nuk duhet bërë propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo ka thënë se vendimi do të kumtohet nesër rreth mesditës, në kohën e Brukselit.

“Çfarë mund të them unë sot është se unë mund të konfirmojë është se Kolegjiumi i Komisionerëve nesër do të diskutojë gjendjen e fundit të Kosovës sa i përket plotësimit të standardeve për liberalizimin e vizave, për të parë nëse duhet apo nuk duhet bërë propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Andrevas.

Sipas saj, vendimi është i pashmangshëm nëse të gjitha standardet janë plotësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat