EKSKLUZIVE: Arrestohet Xhemajl Xhimi Sekiraqa, burri i Arta Bajrami e kusheriri i Enver Sekiraqës

Lajme

EKSKLUZIVE: Arrestohet Xhemajl Xhimi Sekiraqa, burri i Arta Bajrami e kusheriri i Enver Sekiraqës

Më: 3 maj 2016 Në ora: 20:43

Xhemajl Xhimi Sekiraqa, tashmë i njohur si burri i këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajramit, është arrestuar para pak ditësh. Blic nga burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se Xhemjal Xhimi Sekiraqa, që është i afërm i Enver Sekiraqës, është arrestuar në një qendër tregtare në Prishtinë, për armëmbajtje pa leje.

“Është arrestuar në një qendër tregtare për armëmbajtje pa leje. Në qendrën tregtare Grand Store në Prishtine”, ka treguar ky burim brenda Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, Gazeta Blic mëson se Sekiraqa po kërkohet edhe nga Interpoli nën dyshimin se Sekiraqa ka lidhje me vjedhjen që kishte ndodhur në Kuvajt, për vjedhje të arit, ku ishin arrestuar edhe disa kosovarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat