Hakmarrja gjakftohtë e dashnores së ministrit

Lajme

Hakmarrja gjakftohtë e dashnores së ministrit

Më: 3 maj 2016 Në ora: 20:28

Ishte ora 9:42, kur ministri i Agrikulturës i landit Baden-Vyrtenberg në Gjermani, Alexander Bonde, 41 vjeç, deklaroi se jep dorëheqjen nga kabineti.

Fundi i një karriere politike, raporton Bild.

Prej ditësh, Bonde ishte nën presion pasi ishte raportuar se politikani i martuar ka një aferë me kolegen e partisë, Kerstin Lamparter, 26 vjeç (NE FOTO SIPER BASHKE).

Bunde, që shihej edhe si kandidat për kryeministër të landit, deklaroi: “Spekulimet dhe thashethemet për jetën tonë private kanë arritur një masë të padurueshme për familjen time”.

Por çfarë e solli reagimin e tij?

Dashnorja e tij e supozuar kishte shkruar në Facebook, duke e gozhduar ministrin: “Unë futesha fshehurazi në çdo hotel ku shkonte ai pas takimeve politike”.

“Me kostot e kujt paguheshin netët që kalonim ne aty?” shkruante ajo, duke prekur një çështje ku gjermanët nuk të falin.

Një zëdhënës i Bonde mohoi gjithçka: “Të gjitha netët e ministrit janë me shpenzimet e qeverisë. Çdo natë në hotel e ka kaluar vetëm për arsye pune”.

Kerstin Lamparter und Alexander BondeMinister Bonde | Die eiskalte Rache der Ex-GeliebtenAlexander Bonde und Conny Mayer-Bonde

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat