Gjekë Gjonaj: 37 vjetori i tërmetit katastrofal të Ulqinit!

Lajme

Gjekë Gjonaj: 37 vjetori i tërmetit katastrofal të Ulqinit!

Më: 3 maj 2016 Në ora: 20:08

Ulqin, 02. 05. 2016: Ishte ditë e dielë. Dita e parë e Pashkëve katolike. Ditë feste e pushimi. Një ditë e bukur pranvere. Papritmas tik-taku i orës u ndal në 7 e 20 minuta. Atë mëngjes , më 15 prill të vitit 1979, një dridhje e fuqishme prej 7 ballëve të shkallës Rihter dhe 9 ballësh të Merkalit e përshkoi Ulqinin legjendar me rrethinë.

Pas vetëm njëzet sekondash ç’me pa! Ulqinin mijëvjeçar, me ato rrugica të pastra, shtëpi të vogla dhe të rregulluara bukur e kish mbuluar pluhuri në të katër anët.Asgjë s’mund të shikoje nga pluhuri i madh. Ditë e llahtarshme plot trishtim e lemeri. Në ato çaste askush prej qytetarëve se dinin se ç’po ndodh! Lëkundje e fuqishme e tokës! Humbje e ekuilibrit! Britma! Vaj! Vrapime! Ulurime e ofshama! Trishtim! Frikë e shqetësim! Ankth e panikë! Kudo shkatërrime. Rrëmujë. Gërmadha. Pa rrymë elektrike.

Pa ujë të pijshëm. Asnjë dyqan nuk punon. Asgjë nuk funksionon. Çdo gjë është paralizuar. Në ato çaste traumatike mijëra qytetarë të Komunës së Ulqinit , të cvilitur, të trishtuar dhe të zhytur thellë në mendime vërshonin turma-turma nëpër rrugët e qytetit dhe me vrap ishin drejtuar drejtë më të afërmve të tyre që të mësojnë se ç’ndodhi me fatin e tyre.

Në fytyrën e çdo qytetari pasqyrohej një huti e papërshkruar. Në ato çaste dëgjohej vetëm një refren: “A jeni gjallë - a jeni gjallë “!? Ndërsa askush nuk pyeste për rrënimin e ndërtesave dhe dëmtimin e orendive shtëpiake. Mijëra qytetarë pa kulm mbi kokë. Nën çadra. Në kampingje. Pa zemër në bark siç thotë populli ynë. U shembën ose u dëmtuan rëndë shumë objekte ndërtimi dhe shtëpi banimi. Tërmeti nuk kurseu as monumentet historike, muranat e lashta ilire dhe bedenet e qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat