Klubi serb Trepça: UEFA, organizatë kriminale

Lajme

Klubi serb Trepça: UEFA, organizatë kriminale

Më: 3 maj 2016 Në ora: 20:08

Një klub nga Mitrovica që mban emrin Trepça por që është nën ombrellën e Federatës së Serbisë e jot ë Kosovës ka shfaqur urrejtjen që ka për shqiptarët e sidomos për Kosovën shtet të pavarur.

Këtë urrejtje ata e kanë shfaqur edhe sot me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA, lajm ky që për qytetarët e Kosovës konsiderohet më i rëndësishmi pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Ky klub ka lëshuar një deklaratë në faqen zyrtare në Facebook me anë së cilës UEFA-n e ka quajtur organizatë kriminale.

“Vendimi sotëm i organizatës kriminale UEFA në Budapest tregon se me para mund të blihet gjithçka”, shkruan në deklaratë.

Nga ky klub nga veriu i Mitrovicës është bërë e ditur se përkundër kësaj, ky klub dhe tjerët do të vazhdojnë të mos luajnë nën ombrellën e FFK-së.

“Ne edhe më tej do të vazhdojmë ta njohim vetëm Federatën e Serbisë dhe Federatën e Kosovës dhe Metohisë si anëtar tonin dhe do të vazhdojmë të luajmë si kemi luajtur edhe sot, në Lidhjen regjionale të Serbisë Perëndimore”, thuhet nga Trepça

Klubi aktualisht luan në Ligën e katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat