Xhihadisti Xhon u tërbua në Shqipëri: Doja ushqim hallall, por…

Lajme

Xhihadisti Xhon u tërbua në Shqipëri: Doja ushqim hallall, por…

Më: 3 maj 2016 Në ora: 19:41

Mediat britanike vazhdojnë të publikojnë detaje nga ditari i udhëtimit të famëkeqit Xhihadisti Xhon nga Britania drejt Sirisë.

Tashmë dihet se Xhihadisti Xhon, i vrarë nga amerikanët në një sulm me dron në nëntor të vitit të shkuar, ka kaluar nëpër Shqipëri.

Ai udhëtonte së bashku me një tjetër person nga Anglia, i quajtur Ibrahim Magag.

Ky i fundit shkruante ditarin, që është publikuar nga revista e Shtetit Islamik, Dar al-Islam.

Në ditar thuhet se ata përdorën pasaporta false për të mbërritur në Francë.

Me vete kishin rreth 30 mijë euro.

Më pas udhëtuan drejt Belgjikës dhe në fund mbërritën në Shqipëri.

Këtu të dy xhihadistët u tërbuan, pasi menduan se shqiptarët ishin islamikë.

“Të dy u nisën drejt Tiranës pasi hoqën mjekrat. Ata i kishin fshehur paratë e tyre në disa xhepa të fshehtë të portofolave. Në një gjest sfidues ndaj Britanisë së Madhe, ata këtë herë përdorën pasaportat britanike”, shkruan Daily Star.

Por në Shqipëri mbetën të zemëruar.

“Shqipëria, si një vend me shumicë myslimane, ne kishim menduar në mënyrë naive se çdo restorant do shërbente ushqim hallall. Ishim gabuar mesa duket. E lamë ushqimin e servirur të paprekur dhe u larguam nga restoranti,” shkruanin ata në ditar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat