Çollaku: E di datën për vizat, s’mund të them nëse ndodh nesër

Lajme

Çollaku: E di datën për vizat, s’mund të them nëse ndodh nesër

Më: 3 maj 2016 Në ora: 17:27

Megjithëse pritet që Kosova të mërkurën të marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave,qytetarët e vendit do të duhet të presin edhe disa muaj për të lëvizur lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian, në rast se rekomandimi i Komisioni Evropian do të jetë pozitiv.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka deklaruar se Komisioni Evropian, tashmë ka konfirmuar që Kosova me sukses i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara me udhërrëfyes dhe se rekomandimi do të ndodh shumë shpejtë.

Ai thotë për KosovaPress se procedurat deri tek lëvizja e lirë, mund të marrin disa muaj dhe se kjo dinamikë, varet nga veprimet e brendshme të Bashkimit Evropian, por shprehet i sigurtë që qytetarët do të lëvizin lirshëm për në vendet e BE-së, brenda këtij viti.

Çollaku: Edhe disa muaj për lëvizje të lirë

“Natyrshëm presim që KE të dal me rekomandimin e vet ligjor për liberalizimin e vizave për qytetaret e Republikës së Kosovës shumë shpejtë. Në rast se KE do të dal me këtë rekomandim, atëherë normalisht i njëjti pastaj duhet të shkojë në trajtim dhe shqyrtim në dy institucione tj era, tepër të rëndësishme brenda BE-së, bëhet fjalë për Parlamentin e BE-së dhe Këshillin e BE-së, kështu që e gjithë kjo procedurë natyrshëm se do të marrë kohë disa muaj dhe kjo dinamikë varet nga veprimet e brendshmenë kuadër të BE-së. Mirëpo, ne jemi të kujdesshëm në këtë aspekt dhe me durim do të presim që BE, institucionet e BE-së t’i kryejnë të gjitha procedurat e brendshme deri në momentin e fillimit të zbatimit në praktikë të lëvizjes pa viza. Mirëpo që kjo të ndodh, fillimisht duhet të ndodh hapi i parë më i rëndësishëm, e ky është dhënia e rekomandimit ligjor nga ana e KE-së, që siç e thash po presim të ndodh shumë shpejtë”, thotë Çollaku.

Megjithëse pritet nesër rekomandimi i KE-së për liberalizim të vizave, Çollaku nuk e konfirmon këtë. Ai thotë se e di datën e saktë, por nuk mund ta thotë këtë. Ndërsa, pohon se kjo është çështje ditësh.

Çollaku: Rekomandimi për liberalizim çështje ditësh

“Nuk mund të konfirmoj nëse një gjë e tillë do të ndodh sot, nesër apo pasnesër, apo ndonjë ditë tjetër. E kam thënë javën e kaluar, pas takimit me presidentin e KE-së, Juncker se një gjë e tillë, do të ndodh shumë shpejtë, është çështje e ditëve. Edhe sot e konfirmoj se është çështje e ditëve. Mirëpo, personalisht si udhëheqës i këtij procesi, unë e di saktësisht datën dhe kohen se kur do të jepet rekomandimi i tillë, mirëpo për shkak të natyrës së punës, për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit dhe bashkëpunimin që kemi me institucionet e BE-së, nuk mund ta bëjë publike një gjë të tillë, sepse i takon vetëm KE që ta bëjë publike rekomandimin për dhënien e rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave”, tha ai.

E derisa ministri Çollaku thotë se rekomand imi mbetet çështje ditësh, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se kjo tashmë mbetet çështje orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat