Liria e mendimit që u pagua me gjak

Lajme

Liria e mendimit që u pagua me gjak

Nga: Mimozë Lakna Më: 3 maj 2016 Në ora: 17:15

“Hetimet për vrasjen e gazetarit Xhemajl Mustafa janë në fazën preliminare”, kështu kishte deklaruar tre vjet më parë zyra për informim e EULEX-it, derisa që nga atëherë ende nuk dihet mbi ecurinë e këtyre hetimeve.

Sikurse edhe viteve të kaluara, Dita botërore e lirisë së medieve, e gjeti Kosovën me pa liri të mjaftueshme të shprehjes.

Gazeta “Bota sot”, ishte më e atakuara sa i përket lirisë së fjalës, pasi shprehjen e mendimit të lirë e pagoi me jetën e tre gazetarëve, Bekim Kastrati, Xhemajl Mustafa e Bardhyl Ajeti.

E përderisa vrasjet e këtyre tre gazetarëve dhe shumë njerëzve të tjerë që guxuan të shkruajnë mendimin e tyre, vazhdojnë të mbesin të pazbardhura, në Kosovë nuk mund të flitet për liri të medies.

“Bota sot”, nuk ka arritur të marr përgjigje nga Prokurori i Shtetit se deri ku kanë arritur hetimet mbi vrasjet e këtyre tre gazetarëve, që kanë ndodhur pas luftës në Kosovës.
“Hetimet për vrasjen e gazetarit Xhemajl Mustafa janë në fazën preliminare”, kështu kishte deklaruar tre vjet më parë zyra për informim e EULEX-it, derisa që nga atëherë ende nuk dihet mbi ecurinë e këtyre hetimeve.
Sipas analistit Gazmend Islami, derisa shteti vazhdon të jetë i gufatur nga njerëzit e ish SHIK-ut, Kosova nuk do të mund ta luftoj as krimin, as korrupsionin.

Islami shpreson që EULEX-i do të merret me vrasjet politike.

“Përderisa vrasësit e gazetarëve si Bardhyl Ajeti, Bekim Kastratit e Xhemajl Mustafës janë ende të lirë, normal që cdo gazetarë i cili hulumton gjerat me të cilat prek thelbin e këtyre politikanëve ndihet i kërcënuar. Pra duhet të them se nëse EULEX-i i heton të gjithë ata që kanë kryer krime, mund të shpresojnë në një të ardhme më të mirë në cdo aspekt. Me një fjalë, përderisa udhëhiqemi nga këta njerëz që e kanë zhvatur shtetin sic është SHIK-u, nuk do të kemi ditë të mira”, thotë ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat