Lunacek: Pranimi në UEFA, hap drejt përfundimit të izolimit të Kosovës

Lajme

Lunacek: Pranimi në UEFA, hap drejt përfundimit të izolimit të Kosovës

Më: 3 maj 2016 Në ora: 16:58

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka uruar Kosovën për pranimin në UEFA.

Lunacek, në Facebook shkruan se pranimi i Kosovës në UEFA si anëtare e 55-të është një hap më shumë për përfundimin e izolimit të papranueshëm për sportistët, artistët dhe qytetarët e Kosovës.

“Lajm i mirë nga UEFA: Që nga sot, Kosova është anëtarja e 55-të e trupës qeverisëse të futbollit evropian! Është një hap i rëndësishëm drejt dhënies fund të izolimit të papranueshëm të sportistëve, artistëve dhe qytetarëve kosovarë”, ka shkruar Lunacek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat