Gjuriq paralajmëron padi për UEFA-n

Lajme

Gjuriq paralajmëron padi për UEFA-n

Më: 3 maj 2016 Në ora: 16:46

Pas pranimit të Kosovës në UEFA si anëtar me të drejta të barabarta, kanë ardhur reagime të ashpra nga Serbia, përfaqësues të së cilës e kanë kundërshtuar anëtarësimin në shtëpinë evropiane të futbollit.

Federata e Futbollit në Serbi ka paralajmëruar se do padis UEFA-n në Gjykatën ndërkombëtare për arbitrazh sportive në Lozanë për shkak të këtij vendimi.

Këtë padi e kanë paralajmëruar drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq dhe ministri për Rini Vanja Udoviçiq.

Në një konferencë të përbashkët pas vendimit të UEFA-s sot në Budapest, Gjuriq dhe Udoviçiq kanë bërë të ditur se me këtë vendim janë shkelur të drejtat, është hedhur nën këmbë statuti i UEFA-s dhe sporti është në në shërbim të politikës.

Gjuriq ka thënë se shteti do ta ndihmojë Federatën e Futbollit se ai vendim nuk do të kalojë “lehtë ashtu siç e kanë menduar separatistët”. Ai vendim sipas tij mund të shkaktojë pyetje në ndarje të shtëpisë evropiane, të hapë shumë pyetje tjera, dhe në të ardhmen mund të ekzistojnë interesim të territoreve tjera për anëta rësim në këtë organizatë.

“Kjo hapë Kutinë e Pandorës”, ka thënë GJuriq duke shtuar se Serbia në anën e vet I ka 24 shtete të cilat e kanë kundërshtuar pranimin e Kosovës në UEFA dhe dy tjera të cilat kanë abstenuar.

Gjuriq ka thënë se të gjitha klubet nga Kosova do të vazhdojnë të luajnë nën ombrellën e Federatës serbe ndërsa paralajmëroi se shteti do t’i ndihmojë ata.

Sot në Budapest Kosova është pranuar me shumicë të thjeshtë pasi që nga 54 anëtarë për votuan 28 shtete. Ndërsa kundër kanë qenë 24 federata të shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat