Tenderi 8 milionësh për ndërtimin e Emergjencës nesër në OSHP

Lajme

Tenderi 8 milionësh për ndërtimin e Emergjencës nesër në OSHP

Më: 3 maj 2016 Në ora: 16:08

Fati i ndërtimit të Klinikës Emergjente të QKUK’së, që do t’i kushtojë Qeverisë rreth 8 milionë euro, është ende në mjegull. Gjatë tërë vitit 2015 është përfolur shumë se si të bëhet zgjidhje për klinikën më të ngarkuar me punë, ndërsa sot ende ka telashe me kompanitë që e fituan tenderin. Procesi tenderues ishte anuluar disa herë pasi që operatorët ekonomik që e fituan tenderin nuk i plotësuan të gjitha kushtet e tenderimit. Në shkurt të 2016’tës, OSHP shpalli kompaninë e tretë fituese “ Al Trade”, por si duket kjo kompani nuk do t’i fillojë punimet. Nesër, më 4 maj, OSHP do të jap vendimin final në lidhje me tenderin milionësh.

Ka kaluar afro 1 vit që kur Ministria e Shëndetësisë kishte nisur procesin e ndërtimit të Klinikës Emergjente në QKU. Në qershor të 2016’tës, 13 operatorë ekonomik aplikuan që ta marrin tenderin milionësh.

Oferta më e lartë e përgjegjshme për këtë projekt ka qenë 9 milionë e 995 mijë euro, kurse oferta e kompanisë “Olti Trasing” e rekomanduar për kontratë ka qenë 7 milionë e 255 mijë euro, kompania e parë që e fitoi betejën me kompanitë tjera.

Për dhënien e tenderit për kompaninë “Olti Trasing”, tri kompanitë tjera “Arbëria”, “Çlirimi” dhe “Enex Trade”, dorëzuan ankesë ku pretenduan se kompania fituese nuk i ka plotësuar kriteret.

Sipas ligjit të prokurimit, nëse një kompani paraqet ankesë, procedura shtyhet edhe për 15 ditë deri në dhënien e opinionit nga OSHP’ja.

OSHP pas seancës së shqyrtimit kryesor vendos në nëntor të 2015’tës që kompania fituese të shpallet “Çlirimi nga Prizreni”.

Me shpalljen e fituesit të dytë, dukej se tërë këtij procesi i ka ardhur fundi. Mirëpo lënda, pas ankesave, përsëri kalon në OSHP.

Fituese e tretë u shpallë kompania “Al Trade”- që kishte ofruar 7.9 milionë euro për ndërtimin e Klinikës Emergjente. Kompania që besohej që i kishte plotësuar kriteret, del që tenderi duhet të anulohet përsëri.

Eksperti shqyrtues ka dhënë vlerësimin se kompania fituese nuk e ka licencën e laboratorit - njëri ndër kriteret kryesore për ndërtimin e klinikës.

“Gjykata e tenderëve”, do të vendosë nesër se cila kompani do të jetë fituese për ndërtimin e Klinikës Emergjente të QKUK’së ose fati i saj do të vazhdojë të zvarritet.

Ndërtimi i Klinikes Emergjente në QKUK është paraparë të përfundoje brenda tri viteve. Projekti për ndërtimin e ndërtesës së re është hartuar qysh në vitin 2007, derisa është thënë se ndërtimi do të nis në vitin 2015. Për ndërtimin e kësaj Klinike ka folur ditë më parë edhe vetë drejtori Basri Lenjani.

Ai në disa prononcime për media pati treguar se kjo Klinikë do të ketë mbi 20 mijë metra katrorë që do të përfshijë shërbimet emergjente mjekësore, ku do të përfshihet pjesa edhe e kujdesit emergjent mjekësor, dhoma e triazhimit të pjesëve internisitike, kirurgjike, toksikolologjike, pjesa për menaxhimin e situatave kur bëhet fjalë për ndonjë sëmundje infektive

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat