Qurkoviq: Nuk ia dolëm ndaj më të fortëve

Lajme

Qurkoviq: Nuk ia dolëm ndaj më të fortëve

Më: 3 maj 2016 Në ora: 15:52

Zëvendës-presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Ivan Qurkoviq, ka thënë se Serbia me vite e ka luftuar me sukses anëtarësimin e Kosovës në UEFA, por tani nuk ka mundur të luftojë ndaj "vendimeve politike".

“Është e qartë se ka pasur vendim politik, por edhe sportiv. UEFA është një organizatë pjesë e së cilës jemi edhe ne, andaj duhet të pajtohemi me këtë fakt. Nuk mund të luftosh ndaj më të fortit”, deklaroi Qurkoviq, transmeton lajmi.

Madje, Qurkoviq ka gjetur edhe pak ngushëllim, duke thënë se nuk është vetëm futbolli që ka humbur betejën me Kosovën, pasi edhe federata të sporteve të tjera janë pranuar me të drejta të plota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat