​Kosova në UEFA, uron edhe myftiu Tërnava

Lajme

​Kosova në UEFA, uron edhe myftiu Tërnava

Më: 3 maj 2016 Në ora: 15:49

Pranimin e Kosovës në UEFA përveç udhëheqësve të institucioneve dhe zyrtarë politik e ka uruar edhe myftiu i Kosovës Naim Tërnava.

Pranimi i Kosovës so tnë UEFA është një ngjarje e rëndësishme për shtetin tonë e posaçërisht për të ardhmene futbollit kosovar.Tani e tutje, ekipet tona si dhe përfaqësuesja jonë nëfutboll do të jenë anëtarë të barabartë në familjen e futbollit evropian, ku do të prezantojnë në mënyrën më të mirë vlerat e popullit dhe shtetit tonë”, thuhet në një deklaratë të Tërnavës.

Tërnava ka përgëzuar të gjithë sportistët, klubet sportive, përfaqësuesen, tifozët, federatën e futbollit të Kosovës dhe gjithë ata që u angazhuan në këtë proces të rëndësishëm për sportin e Kosovës.

“Një falënderim të posaçëm kam për të gjithë miqtë tanë që votuan, lobuan dhe ishin përkrah Kosovës në Kongresin e UEFAS-s”, thuhet në deklaratën e myftiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat