Ministri rus i sportit befason me deklaratën për Kosovën

Lajme

Ministri rus i sportit befason me deklaratën për Kosovën

Më: 3 maj 2016 Në ora: 14:15

Ministri i Sportit të Rusisë, Vitaly Mutko, ka thënë se Rusia nuk ka votuar për pranimin e Kosovës në UEFA, por se ai ka thënë se vendimi duhet të zbatohet, duke shtuar se demokracia nuk munde të mohet dhe se shumica vendosë, raporton portali sportiv rus, Rsport.ru.

Ndryshe e ka dhënë lajmin e përditshmja zvicerane BLICK.CH, duke pyetur se çfarë do të ndodhë me Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhaka të cilët aktualisht janë pjesë e Kombëtares Zvicerane në futboll.

Më ndryshe ka raportuar edhe e përditshmja zvicerane 20minuten.ch, duke ngritur në pikëpyetje çështjen se a do të qëndroj më në Kombëtaren e Zvicrës ylli shqiptarë nga Kosova Xherdan Shaqiri.

Portalet serbe B92 dhe telegraf.rs, kanë raportuar gjithashtu për ngjarjen duke thënë se Kosova tashmë është anëtare e UEFAS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat