Pranimi i Kosovës në UEFA, Ali Ahmeti: Ju pafshim në krah të Shqipërisë

Lajme

Pranimi i Kosovës në UEFA, Ali Ahmeti: Ju pafshim në krah të Shqipërisë

Më: 3 maj 2016 Në ora: 14:09

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar Kosovën pas pranimit në UEFA. Ai në profilin e tij në Facebook shkruan se sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi dhe uron Kosovën që të jetë në krah me Shqipërinë në garat e mëdha evropiane dhe botërore.

“Pranimi i Kosovës në UEFA është një lajm i shkëlqyer jo vetëm për futbollistët dhe sportistët në përgjithësi, por edhe për shtetin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët. Sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi dhe unë jam i bindur që ky vendim kaq i rëndësishëm i shtëpisë evropiane të futbollit do t’i shërbejë më së miri jo vetëm sportistëve, por edhe institucioneve në konsolidimin e mëtejm të shtetit të Kosovës.

Urime dhe ju pafshim në krah të Shqipërisë në garat e mëdha evropiane dhe botërore” ka shkruar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat