I vihet guthemeli një çerdhe në Mitrovicë

Lajme

I vihet guthemeli një çerdhe në Mitrovicë

Më: 3 maj 2016 Në ora: 13:56

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në ceremoninë e vënies se gurthemelit të çerdhes së re në lagjen Bair të Mitrovicës.

“Sot kisha kënaqësinë që të merrja pjesë në ceremoninë e përurimit të çerdhes së re në Bair të Mitrovicës.

Arsimi parashkollor dhe përkujdesja për fëmijërinë e hershme po dëshmohet gjithnjë e më shumë si vendimtar në formimin e brezave të rinj, prandaj ne duhet të ndërtojmë sa më shumë çerdhe kudo nëpër Kosovë. Çerdhet kanë gjithashtu dobi të jashtëzakonshme edhe për nënat e reja duke ua mundësuar atyre që të kenë një angazhim të tyre profesionale dhe një rol aktiv në jetën sociale”, ka shkruar Veseli në profilin e vet në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat