Limaj: Më në fund e realizuam edhe këtë ëndërr

Lajme

Limaj: Më në fund e realizuam edhe këtë ëndërr

Më: 3 maj 2016 Në ora: 13:40

Kosova sot ka arritur një sukses të mrekullueshëm.

Pranimi në UEFA është një nga lajmet më historike në vend e për këtë ka uruar edhe lideri i partisë NISMA Fatmir Limaj, i cili përmes një statusi ka thënë se më në fund është realizuar edhe kjo ëndërr, Kosova tashmë në UEFA, transmeton Indeksonline

Ky është postimi i plotë:

Kosovë urime !

Më në fund e realizuam edhe këtë ëndërr, Kosova tashmë është anëtare e UEFA-s. Ky është lajmi më i mirë i mundshëm për të gjithë futbolldashësit e vendit tonë.

Falenderim shumë i veçantë për Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës z.Fadil Vokrri e poashtu edhe për të gjithë bashkëpunëtorët e tij, për punën e tyre të çmuar gjatë procesit të pranimit të FFK-së në UEFA.

F.L.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat