Veseli: Dita nga izolimi i padrejtë, më në fund erdhi

Lajme

Veseli: Dita nga izolimi i padrejtë, më në fund erdhi

Më: 3 maj 2016 Në ora: 13:29

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar për anëtarësimin e Kosovës në Uefa.

Veseli ka thënë se tanimë jemi anëtarë me të drejta të plota në UEFA dhe futbollistët tanë mund të shpalosin talentin e tyre nëpër stadiumet më prestigjioze ndërkombëtare

“Dita e shumëpritur e daljes së futbollit tonë nga izolimi i padrejtë dhe i tejzgjatur, më në fund erdhi. Urime të gjithëve për këtë fitore të madhe për Kosovën! Tanimë jemi anëtarë me të drejta të plota në UEFA dhe futbollistët tanë mund të shpalosin talentin e tyre nëpët stadiumet më prestigjioze ndërkombëtare. K.V”, ka shkruar Veseli në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat