Mustafa: I lumtur dhe krenar për suksesin kulminant në UEFA

Lajme

Mustafa: I lumtur dhe krenar për suksesin kulminant në UEFA

Më: 3 maj 2016 Në ora: 13:20

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ndihet shumë i lumtur dhe krenar që Kosova sapo arriti të anëtarësohet në UEFA.

Mustafa, i cili gjendet edhe vetë në Budapest, ka thënë se futbolli kosovar së shpejti do të jetë dhe anëtar i FIFA-s.

Shënimi i plotë i kryeministrit:

Të dashur miq,

Ndihem shumë i lumtur dhe krenar që shteti ynë sapo arriti edhe një sukses kulminant historik.

Futbolli kosovar nga sot është anëtar i familjes evropiane të futbollit, UEFA-s. Shumë shpejt edhe i FIFA-s. Kosova po përjeton një periudhë të sukseseve të jashtëzakonshme.

Rezultatet kulminante, produkt i përkushtimit tonë dhe përkrahjes së miqve ndërkombëtar, do të vazhdojnë në ditët në vijim. Të ndihemi krenar me Atdheun tonë! IM

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat