​Thaçi: Pranimi në UEFA, lajmi më i mirë i mundshëm

Lajme

​Thaçi: Pranimi në UEFA, lajmi më i mirë i mundshëm

Më: 3 maj 2016 Në ora: 13:15

I pari që ka uruar pas pranimit të Kosovës në UEFA, është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi në Facebook shkruan se ky është lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt të Republikës së Kosovës.

Ai ka uruar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), federatën, lojtarët e kombëtares dhe të gjithë qytetarët.

“Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare - disa lojë do t'i fitojmë, disa do t'i humbim, por kurrë më s'do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve”, ka shkruar presidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat