Dorëzohen certifikatat për pranimin e dy kadetëve të FSK në West Point

Lajme

Dorëzohen certifikatat për pranimin e dy kadetëve të FSK në West Point

Më: 3 maj 2016 Në ora: 11:49

Ministria për Forcën e Sigurisë ka mbajtur ceremoninë e dorëzimit të certifikatave të pranimit në Akademinë Ushtarake West Point të dy kadetëve të FSK-së, Arilena Shala dhe Yll Dalladaku.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli tha se ndihet i nderuar për këtë ngjarje duke theksuar se aq sa është e këndshme është edhe e rëndësishme për FSK-në dhe për gjithë Kosovën.

“Nuk ka dyshim se lajmi për pranimin e dy kadetëve ishte njëri nga lajmet me të mira për FSK-në sepse bëhet fjale për shkollimin e kuadrove”, tha Demolli.

Demolli tha se dy kadetët e pranuar në Akademinë Ushtarake West Point përveç se kanë nderuar FSK-në, familjen dhe emrin e tyre ata kanë nderuar edhe tërë Kosovën.

Krenar që janë në mesin e dy kadetëve Arilena Shala dhe Yll Dalladaku, është shprehur edhe komandanti i FSk-së Rrahman Rama.

Ai ka përgëzuar dy kadetët për sukseset e arritura. "Duhet të keni parasysh që rruga juaj sa ka filluar dhe ju duhet të punoni që të korrni sukses në jetën profesionale e personale", tha Rama.

Në ceremoni po merr pjesë edhe ambasadori i SHB A-ve në Kosovë Greg Delawie. Ai përgëzoi dy kadetët duke thënë se kjo është një e arritur shumë e madhe dhe që pranimi në këtë akademi është nder për studentët, e në këtë mes Arilena dhe Ylli bëjnë pjesë në këtë akademi ku kanë aplikuar shumë studentë.

“Shtetet e Bashkuara janë krenarë që e mbështesin Kosovën dhe çastet e tilla na bëjnë që të ndihemi krenar për mbështetjen qe ia bëjmë Kosovës”, tha Delawwie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat