Super lajm: Kosova pranohet në UEFA (Foto)

Lajme

Super lajm: Kosova pranohet në UEFA (Foto)

Më: 3 maj 2016 Në ora: 09:37

(E Plotësuar) – Kosova pranohet në UEFA, e cila merr 28 vota pro aq sa i duheshin për t’u pranuar në asociacionin më të lart evropian, UEFA. 24 vota ishin kundër dhe 2 abstenime.

Në Kongresin e UEFA-s u vendos të shkohet me vota të fshehta, për pranimin apo jo të Kosovës në këtë institucion.

Prandaj, 54 Federatat nacionale, pjesë e UEFA-s, janë duke i dhënë votat e tyre për momentin. Shpresojmë që Kosova t’i marrë votat e mjaftueshme për pranim në UEFA.

Pranimi i Kosovës do të qitet në votim (LIVE)

UEFA do ta qesë në votim pranimin e Kosovës, në Kongresin e UEFA-s, përkundër faktit se nuk kaloi neni famoz, i cili e kushtëzon një vend të jetë pjesë e OKB-së për t’u bërë pjesë e UEFA-s.

Lajm i keq për Kosovën: Nuk kalon neni që i mundëson Kosovës anëtarësim në UEFA

Ndryshimi i nenit famoz që një shtet të jetë pjesë e OKB-së për të qenë pjesë e UEFA-s nuk ka kaluar, pas votimit të fshehtë të realizuar në Kongresin e UEFA-s.

Janë dhënë 33 vota pro ndryshimit, që nuk i plotëson 2/3 e votave të mjaftueshme nga 54 të mundshme. Pra, janë nevojitur 36 vota.

Kjo e vështirëson pranimin e Kosovës në UEFA.

Për ta parë drejtpërdrejt nga fillimi këtë Kongres, Klikoni KËTU

Vokrri: Ja pse duhet të pranohet Kosova në UEFA

Vokrri iu kërkon anëtarëve të Kongresit të UEFA-s të votojnë pro pranimit të Kosovës.

Kryetari i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në Kongresin e 40-të të UEFA-s.

Ai iu tha të pranishmëve se çfarë mesazhi po dërgojnë te sportistët e rinj të Kosovës, nëse nuk e pranojnë Kosovën në UEFA. Vokrri ka përmendur edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi, për mos pengim të kësaj të fundit të pranimit të sportit kosovar në arenën ndërkombëtare.

“Krejt federata janë pranuar përveç futbollit. 60 përqind e popullit tonë është më e re se 16 vjet. Unë nënshkrua marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sipas saj anëtarësimi i Kosovës nuk pengon. Ju lus që të votoni për anëtarësimin tonë për shkak të rinisë sonë”, ka thënë Vokrri.

Kryetari i FFK-së iu ka bërë apel të pranishmëve që të votojnë pro vendimit për pranim të Kosovës, pasi e meriton të jetë pjesë e saj.

Delegacioni kosovar nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e kongresit për pranimin e Kosovës në UEFA, këtë vendim e ka marrë presidenti i UEFA-së.

Këtë vendim presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë e ka marrë pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili kërkoi që futbolli kosovar, ndër sportet e vetme të pa pranuara ndërkombëtarisht, të pranohet dhe të gëzojë të drejtat e njëjta me shtet fqinje.

Kongresi para pak çastesh votoi kundër ndryshimit të statutit që parasheh se në UEFA mund të pranohen vendet që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara si shtete të pavarura.

Karadzic: Kosova nuk i plotëson kushtet për pranim në UEFA

Pas fjalimit te Fadil Vokrrit në Kongresin e UEFA-së, i cili kërkoi që Kosova të pranohet në UEFA, i menjëhershme ka qenë reagimi i kreut te Federatës serbe, Tomislav Karadzic.

Ai thotë se politika është përzierë në sport dhe unë po e mbrojë futbollin nga politika.

Ai tha se “jam kundër një federatë që nuk i plotëson kushtet për pranim në UEFA”.
UEFA voton amendamentet, përfiton Kosova

UEFA është duke i ndryshuar disa amendamente, për t’i harmonizuar me ato të FIFA-s. Ato do të votohen në paketë dhe kjo do të jetë një gjë e mirë për Kosovën, sepse është e vështirë të votohet kundër krejt këtyre ndryshimeve, shkaku i nenit i cili thotë se një vend duhet të jetë pjesë e OKB-së, për të hyrë në UEFA.

Prandaj, Kosova mund t’ia shohë hairin këtyre ndryshimeve. Nevojiten 2/3 e votave, për t'i bërë këto ndryshime.

Kongresi i UEFA-së vazhdon punimet, kongres në të cilën në rend ditë është edhe kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për pranim në UEFA.

Sipas agjendës së këtij kongres, rreth orës 11:00 pritet të diskutohet për kërkesën e Kosovës.

Optimizmi tek ekspedita e Kosovës është i madh. Krerët e FFK-së dhe zyrtarët e këtij asoascioni sportiv, por edhe gazetarët e shumtë të Kosovës po e presin nën ethe momentin kur do të flitet për Kosovë.

Kosova ka marrë premtim se mbi 40 shtete do ta votojnë pranimin e saj në UEFA.

Kosovës i janë premtuar mbi 40 vota për pranim në UEFA.

Burimet kanë bërë të ditur se nga 54 shtete anëtare në UEFA, mbi 40 i kanë premtuar FFK-së se do ta mbështesin kërkesën e saj për pranim në Federatën Evropiane të Futbollit.

Presidenti i FIFA-s jep një lajm të madh për futbollin e Kosovës

Për t’u pranuar në UEFA, Kosovës i nevojiten 28 vota.

Në kongresin e UEFA-së që po mbahet në Budapest është dhënë një njoftim i madh për Kosovën.

Gjatë fjalisë së tij presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka bërë të ditur se javën e ardhshme Kosova është në agjendë të FIFA-s.

“Në rast pranimit me të drejta të plota të Kosovës gjatë ditës së sotme, atëherë do të pranohet automatikisht në FIFA”, tha presidenti i FIFA-s, Infantino.

Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë hyrë në sallën e Kongresit të UEFA-s, i cili sapo ka filluar.

Kosova e pret sot vendimin e madh nga Budapesti, ku mund të pranohet përfundimisht në UEFA, duke i dhënë fund pritjes shumëvjeçare.

Ministrja e Sportit te Hungarisë, ka hapur punimet e Kongresit te UEFA-s.

Ajo falënderoi delegatët e këtij kongresi dhe si mediat e pranishme, ndërkohë të pranishme iu drejtua edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Hungarisë.

Në Kongresin e Budapestit në rend ditë është edhe kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës për pranim në UEFA.

Në Kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, ka nisur Kongresi i UEFA-së.

Ky kongres si asnjë herë më parë zgjon kërshërinë e vendit tonë, pasi që në Kongresin e Budapestit në rend ditë është edhe kërkesa e Kosovës për pranim në shtëpinë më të madhe te futbollit evropian.

Në këtë kongres fillimisht pritet të bëhen ndryshime në statutin e UEFA-së lidhur me nenin famoz që e ka penguar pranimin e Kosovës, e më pas do të votohet për kërkesën e Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) për pranim në UEFA.

Kosovës i duhen 28 vota për tu pranuar. Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, besojnë se Kosova do të pranohet në UEFA.

Ditë e madhe, UEFA vendos sot për Kosovën

Federata Evropiane e Futbollit, e njohur si UEFA, do të votojë sot për anëtarësimin e Kosovës në kuadër të këtij mekanizmi. Është kjo pika kryesore e rendit të ditës së Kongresit të UEFA-s, që zhvillohet në Budapest.

Nëse kalon, Kosova do të bëhet anëtarja e 55-të e UEFA-s. Prej 54 votave në total, asaj i duhen së paku 28 për. Votimi do të jetë i hapur dhe do të bëhet me ngritje të dorës ose të kartonit të votimit.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur qysh në shtator të vitit të kaluar që aplikimi i Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë të shqyrtohet dhe të votohet në kongresin e radhës, që është caktuar për sot.

Anëtarësimi në UEFA u mundëson ekipeve të të Kosovës të luajnë në garat kontinentale.

Për më tepër, kjo i hap rrugë Kosovës që të anëtarësohet edhe në Federatën Botërore të Futbollit – FIFA, kur të mbajë kongresin e radhës në Meksiko Siti më 12 dhe 13 maj.

FIFA, në janar të vitit 2014, i ka lejuar Kosovës që të luajë ndeshje miqësore kundër shteteve anëtare të FIFA-s, në nivele klubesh dhe ndërkombëtare.

Kosovës, megjithatë, nuk i lejohet të luajë kundër klubeve dhe ekipeve nga shtetet e ish-Jugosllavisë.

Ka qenë po ashtu kërkesë e FIFA-s që ekipet e Kosovës të mos përdorin simbole shtetërore dhe të mos këndojnë himnin e tyre në lojëra.

Prejse Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, Serbia ka kundërshtuar vazhdimisht përfaqësimin e veçantë të saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomisllav Karaxhiq, ka thënë se delegacioni i tij do të luftojë fuqishëm kundër pranimit të Kosovës në kongresin vjetor të UEFA-s, më 3 maj.

Gjibraltari është bërë anëtari i 54-t i UEFA-s në vitin 2013. Edhe Spanja ka luftuar me vite të tëra që territori britanik në cepin e saj jugor të mos anëtarësohet në UEFA. Gjibraltari, megjithatë, nuk është anëtar i FIFA-s dhe nuk mund të marrë pjesë në Kupën e Botës.

Aktualisht, statuti i UEFA-s parasheh që anëtar i saj mund të bëhet vetëm ai vend që njihet si shtet i pavarur nga Kombet e Bashkuara. Në rastin e Kosovës, e cila nuk është anëtare e OKB-së, ky nen pritet të modifikohet dhe për bazë të merret njohja e Kosovës nga shumica e shteteve evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat