Ja cila do të jetë rruga deri në procesin final të liberalizimit të vizave sipas Avni Mazrekut

Lajme

Ja cila do të jetë rruga deri në procesin final të liberalizimit të vizave sipas Avni Mazrekut

Më: 3 maj 2016 Në ora: 08:48

Udhëheqësit e shtetit të Kosovës tash e një kohë janë duke paralajmëruar se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejtë, një gjë të tillë e tha së fundmi edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Shumë shpejt pritet që Komisioni Evropian të dorëzojnë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, që përmes tij do të vlerësohet edhe nëse janë përmbushur kriteret e kërkuar nga BE-ja.

Mirëpo, njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku ka thënë se duhet ende nuk dihet nëse sigurt do të liberalizohen vizat, pasi që mënyra e votimit është një sistem i komplikuar.

“Së pari nuk e dimë sigurt a liberalizohen vizat, sepse vendimi final do të merrem me Këshillin e Bashkimit Evropian, e Këshilli i Bashkimit Evropian përkatësisht konfiguracioni i ministrave të Punëve të Brendshme votohet sipas një sistemi shumë të komplikuar”, ka thënë Mazreku.

Sipas tij, ende nuk dihet qëndrimi i shteteve sesi do të votojnë për Kosovën dhe sa a do të jetë rekomandimi pozitiv nga Komisioni Evropian.

“Ne ende nuk e dimë cili do të jetë qëndrimi i shteteve edhe a do të votojnë të gjithë në favor të Kosovës edhe pse gjasat janë shumë pozitive se këta do të votojnë në favor të Kosovës gjithmonë nëse ekziston një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian”, theksoi ai.

Mazreku, tha se liberalizimi i vizave nuk bëhet me rekomandimin e Komisionit Evropian, por bëhet me vendimin që merret, pra nëse vlerësohet se janë përmbushur kriteret e kërkuara.

“Vizat nuk liberalizohen në momentin kur Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave, që do të thotë se Komisioni vlerëson përmbushjen e kritereve nëse janë përmbushur ose jo kriteret, e që në këtë rast besoj se rekomandimi i Komisionit Evropian do të jetë pozitiv”, deklaroi ai.

Mazreku, për Indeksonline shpjegoj edhe mënyrën se si do te votohen në Këshillin Evropian konkretisht në konfiguracionin e Ministrave të Brendshëm të Këshillit të BE-së.

“Pas rekomandimit të Komisionit Evropian, çështja shkon në Këshillin e Bashkimi Evropian përkatësisht në konfiguracionin e Ministrave të Brendshëm të Këshillit të BE-së, i cili vendos sipas sistemit të shumicës së kualifikuar. Sistemi i shumicës së kualifikuar është sistem shumë i komplikuar”, tha Mazreku.

Sipas Mazrekut ekzistojnë tri mënyra të votimit brenda Ministrave të Brendshëm të KE-së ato janë:

-Mënyra e parë dhe më optimistike për votimin e rekomandimit eventual pozitiv të Komisionit Evropian do të jetë sipas sistemit 55% të shteteve anëtare duhet të votojnë nga 28 që i bien se 16 shtete të jenë në favor të Kosovës, e prej këtyre 55% të shteteve anëtare minimumi duhet të përfaqësojnë 65% minimum të popullsisë të Bashkimit Evropian, vendimi konsiderohet i marrur në qoftë se njëri nga shtetet anëtare nuk kërkon të thirret në sistemin e vjetër të shumicës së kualifikuar.

-Sistemi i vjetër i shumicës së kualifikuar është aktiv ende deri në vitin 2017, që nënkupton nga 28 shtete totali i votave është 352 që i bien pesha e votës dallon sipas madhësisë së shtetit numri i banorëve së fuqisë ekonomike dhe fuqisë politike e të tjera, katër shtetet e para e kanë peshën e votë 29, krejt kjo është sipas sistemit të vjetër që po flasim. Ndërsa, shteti i fundit e ka peshën e votës tre dhe kur kalkulohet ky sistem i votimit, apo kjo peshë e votës numri i votave del 352 dhe nga 352 duhet që 260 të jenë në favor të Kosovës.

“Ky është versioni i dytë dhe ky mund të aplikohet vetëm nëse kërkohet nga shtetet anëtare përndryshe nuk është e nevojshme të aplikohet”, ka shpjeguar Mazreku.

-Dhe e treta, ekziston mundësia e asaj që quhet injorancë bllokuese- kjo nënkupton që katër shtete së paku munden me e blloku vendimin nëse ato katër shtete e përfaqësojnë 35% e popullsisë së BE-së.

Sipas tij, Përparësia është se nga ato shtete që neve nuk na kanë njoh nuk e përfaqësojnë 35% të popullsisë së BE-së, por është rrezik nëse këtyre ju bashkëngjitet një shtet i madh i BE-së.

“Përparësia është se nga ato shtete që neve nuk na kanë njohtë nuk e përfaqësojnë 35% të popullsisë së BE-së, por eventualisht nëse prej katër shteteve të injorancës bllokuese i bashkohet njëri nga shtetet e mëdha të BE-së vendimi mundet me u blloku”, u shpreh Mazreku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat