Ramush Tahiri: Vendi ka nevojë për reforma demokratike

Lajme

Ramush Tahiri: Vendi ka nevojë për reforma demokratike

Më: 2 maj 2016 Në ora: 23:03

Politologu Ramush Tahiri ka thënë se duhet të hapet dialogu i brendshëm për gjetjen e zgjidhjeve në vend.
Ai ka thënë se kriza politike në Kosovë po ashpërsohet dhe dallimet sociale po rriten.

“Reformat zgjedhore duhet të përfundojnë sa më shpejt në kahun: Një qytetarë një votë, jo pesë siç është tash), të bëhen me shumë zona zgjedhore (Jo një sa ishte deri tash )”, ka deklaruar Tahiri.

Ai në një intervistë për Epokën e Re ka shtuar se edhe presidenti i vendit duhet të zgjedhet drejtpërdrejt nga populli.

Duke folur për koalicionin PDK-LDK, Tahiri ka thënë se koalicionet e mëdha mbysin demokracinë, por mund të jenë efikase në marrjen e vendimeve madhore.

Tahiri ka vlerësuar se në Kosovë nuk ka profilizim të qartë të partive politike dhe kjo e humb kuptimin e garës politike.

Politologu Tahiri mendon se shteëti i Kosovës nuk mund të ketë subjektivitet të plotë e as sovranitet pa përmbylljen e mandateve ndërkombëtare në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat