Aeroporti vazhdon të jetë i mbyllur, fluturimi nga Brukseli transferohet në Tiranë

Lajme

Aeroporti vazhdon të jetë i mbyllur, fluturimi nga Brukseli transferohet në Tiranë

Më: 2 maj 2016 Në ora: 22:52

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës Valentina Gara, përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook ka bërë të ditur se aeroporti i Prishtinës është akoma i mbyllur.

Ajo thotë së për shkak të kësaj mbyllje fluturimi nga Brukseli është transferuar në Tiranë.

Gara, po ashtu bënë të ditur se udhëtarët do të transportohen për në Prishtinë dhe anasjelltas me autobusë.

“Pershkak se aeroporti qendron i mbyllur akoma, fluturimi nga Brukseli eshte divertuar ne Tirane. Udhetaret do te transportohen nga atje per ne Prishtine dhe anasjelltas me autobuse!”, shkruan Gara në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat