Ja si u tërhoqën udhëtarët nga aeroplani që rrëshqiti (Video)

Lajme

Ja si u tërhoqën udhëtarët nga aeroplani që rrëshqiti (Video)

Më: 2 maj 2016 Në ora: 21:34

Mbi njëqind udhëtarë në bord dhe tetë anëtarë ekuipazhi janë tronditur nga rrëshqitja e aeroplanit në Aeroportin e Prishtinës.

Një nga pasagjerët ka postuar edhe dy video, duke shkruar se “më në fund ateruam nëpër ara”.

Derisa në video shihet tërheqja e udhëtarëve nga Aeroplani, ku shihen edhe njësia e zjarrfikësve.

Ndryshe, zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara ka konfirmuar se fluturimi Turkish Airlines TK1018, nga Stambolli ka pasur një aksident minor në aterim, i cili fatmirësisht nuk ka rezultuar në ndonjë të lënduar.

Ajo ka njoftuar se Aeroporti shpallet i mbyllur për një afat kohor prej disa orësh deri në përfundimin e hetimeve fillestare teknike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat