Bizneset në Gërmi ankohen për ndalesën e veturave për 1 dhe 2 maj (Video)

Lajme

Bizneset në Gërmi ankohen për ndalesën e veturave për 1 dhe 2 maj (Video)

Më: 2 maj 2016 Në ora: 20:57

Pak vizitorë ishin në parkun e Gërmisë të hënën paradite.

Por duket se këtë nuk e kishte pritur komuna e Prishtinës e cila sikur për 1 ashtu edhe për 2 maj ndaloi hyrjen e veturave në këtë park, vendim ky që nuk i pëlqeu dikujt që për çdo ditë punon në këtë zonë.

Ndalesa e qarkullimit të veturave nuk u ka pëlqyer as pronarëve të restoranteve që gjenden brenda parkut.

Edhe pse nuk kanë dashur të flasin para kamerës, ata bënë me dije se lokalët e tyre mbetën pothuajse të zbrazëta edhe të hënën e dy majit.

Prej orës 13, komuna e Prishtinës ndërpreu ndalesën e qarkullimit të automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat