Mustafa nuk flet nëse të mërkurën vendoset për vizat

Lajme

Mustafa nuk flet nëse të mërkurën vendoset për vizat

Më: 2 maj 2016 Në ora: 19:49

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk ka dashur të flas rreth asaj se të mërkurën do të vendoset për liberalizimin e vizave për Kosovës, duke thënë se ai nuk dëshiron të marrë përsipër se kur do të vendos Komisioni Evropian.

Mustafa nga Budapesti i ka thënë transmetusit publik, se presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ia ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret.

“Së shpejti Komisioni Evropian do të marrë vendim, tani unë nuk kisha dashur të marrë përsipër se kur do të vendos Komisioni Evropian por besoj që kjo do të ndodhë së shpejti”, ka thënë Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat