Nesër dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Lajme

Nesër dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Më: 2 maj 2016 Në ora: 19:47

Të gjithë ju që keni aplikuar për Lotarinë Amerikanë në tetor të vitit të kaluar, do ta mësoni rezultatin gjatë ditës së nesërme. Aplikimet për Lotarinë Amerikane 2017 u hapën më 1 tetor 2015, duke lënë afat një muaj deri më 3 nëntor.

Aplikantët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri midis të gjithë aplikimeve të kualifikuara. Edhe këtë vit Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të shpallin 50 mijë fitues. Programi vjetor i lotarisë është i disponueshëm vetëm për personat që plotësojnë kushtet e thjeshta, por të rrepta, të pranueshmërisë të kërkuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Lotaria ndër vite

Vizat shpërndahen midis 6 rajoneve gjeografike, pjesa më e madhe e të cilave u shkon rajoneve me raport të ulët emigracioni, dhe asnjë vizë nuk u shkon vendeve që kanë dërguar më shumë se 50.000 emigrantë në SHBA gjatë 5 viteve të fundit. Brenda secilit rajon, asnjë vend i veçantë nuk mund të marrë më shumë se 7 për qind të vizave të lotarisë të disponueshme çdo vit.

Sipas të dhënave të emigracionit nga Shqipëria kanë konkurruar rreth 56 mijë vetëm në vitin 2011. Më 2013 nga Shqipëria vizën emigruese për në SHBA e kanë fituar 1520 vetë, ndërsa më 2014 ky numër është dyfishuar 3289, që i bën shqiptarët ndër përfituesit më të mëdhenj të programit të lotarisë nga e gjithë bota. Në lotarinë e vitit 2013 për 55 mijë vizat emigruese janë bërë rreth 8 milionë aplikacione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat