Zafiri dhe Vetëvendosja me bllok opozitar në Prizren

Lajme

Zafiri dhe Vetëvendosja me bllok opozitar në Prizren

Më: 2 maj 2016 Në ora: 18:53

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren dhe Bashkimi Demokratik kanë nënshkruar marrëveshje për bllok të përbashkët opozitar dhe bashkërendim të aktiviteteve brenda Kuvendit Komunal në Prizren.

Arbër Rexhaj tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe Bashkimi Demokratik po fillojnë një bashkëpunim politik në nivel lokal, për të krijuar një bosht opozitar në dobi të interesave publike dhe të qytetarëve të Prizrenit.

Rexhaj theksoi se krijimi i kësaj opozite të bashkuar duhet të reflektojë edhe tek asambleistët tjerë, të cilët duhet të na bashkëngjiten rreth kauzës opozitare sepse përballë kemi një qeverisje e cila ka degraduar e cila është zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar.

Ndërsa, Skender Susuri tha se duke u bazuar në vullnetin politik, nevojën për bashkëpunim opozitar, përfaqësim politik më të fuqishëm, për të mbrojtur dhe avancuar interesin publik dhe në shërbim te qytetarëve të Komunës së Prizrenit, ne kemi vendosur për këtë bashkëpunim i cili vlen vetëm për bashkëpunimin e kuvendarëve brenda Kuvendit Komunal.

“Ky bashkim ka të bëjë ndërmar rjen e nismave, inicimin e rregulloreve dhe realizimin e aktiviteteve të tjera të cilat dalin nga puna e Kuvendit Komunal dhe puna e komiteteve dhe komisioneve të këtij Kuvendi”, tha ai.

Sipas komunikatës së Vetvendosjes, Susuri ka shtuar se opozita bëhet kështu në formë të koordinuar ku vendimet për votim merren në mënyrë transparente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat