Zonat e Influencës dhe krijimi i tyre

Lajme

Zonat e Influencës dhe krijimi i tyre

Nga: Ridvan EMINI Më: 2 maj 2016 Në ora: 17:40

Në marrëdhëniet ndërkombëtare periudha pas përmbysjes së socializmit në shikim të parë ka krijuar idenë e krijimit të disa raporteve të reja, të cilat kanë qenë të panjohura më parë. Pra, po u jepet përparësi organizmave ndërkombëtarë, qoftë në nivel evropian, qoftë në nivel botëror. Pastaj flitej për triumfin e federalizmit dhe për epërsinë e bashkëjetesës së rajoneve shumëkombëshe. Ishte e vërtetë që në këtë prirje ka një evolucion me kahe pozitive në krahasim me të kaluarën. Por e vërteta veçanërisht kur është e pjesshme, nuk mund ta mbulojë assesi gjithë dukurinë pozitive. Në ditët e sotme, në realitetin e këtyre marrëdhënieve vërehet se ende vazhdon të ekzistojë teoria e zonave të influencës. Kjo teori ka qenë e vjetër. Ajo mori përhapje të gjerë dhe konkrete pikërisht në Luftën e Parë Botërore, dhe veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore.

Një nga armët më të fuqishme të propagandës së Perëndimit kundër socializmit ishte fakti i pakundërshtueshëm se BRSS nën maskën e internacionalizmit proletar, ishte shndërruar në një perandori që dhunonte lirinë dhe pavarësinë e popujve të ndryshëm, por veçanërisht atyre të Lindjes.

Në mënyrë të natyrshme shumë popuj të këtyre vendeve shembjen e socializmit e konsideronin si akt, si mjet dhe mundësi për të fituar lirinë dhe pavarësinë e tyre kombëtare. Por, lind pyetja se a ndodhi vërtet kështu? Edhe në ditët e sotme është shumë e qartë se në Evropë realisht nuk kemi ndonjë eliminim të sferave të zonave të influencës siç propagandohet, por një rirregullim të raporteve të interesave midis fuqive të mëdha. E veçanta ka të bëjë me faktin që nëse në të kaluarën zonat e influencës realizoheshin me luftë midis fuqive të mëdha, në kohën e sotme ato po realizohen në rrugë paqësore, por gjithsesi ka përjashtime në këtë drejtim. Në rastin e ndonjë konflikti të armatosur, fuqitë e mëdha rrinë në rolin e arbitrit, ndonëse luftën e bëjnë me shtytjen e tyre shtetet që ato kanë nën influencë. Ndërsa në luftën në Siri, pavarësisht të inkoorporimit të shteteve satelitor, aty janë përfshi thuajse të gjitha shtetet e fuqishme si Rusia, SHBA-të, Franca, Britania, Gjermania, Turqia etj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat