Liberalizmi i vizave veç sa po ua rikthen dinjitetin e qytetarëve të Kosovës

Lajme

Liberalizmi i vizave veç sa po ua rikthen dinjitetin e qytetarëve të Kosovës

Nga: Diana Bunjaku Më: 2 maj 2016 Në ora: 17:26

Qytetarët e Kosovës janë ende në ankth, dhe të lodhur me politikat e brendshme dhe të jashtme, megjithatë në fytyrat e tyre ende shihej një fije shpresë për të ardhmen. Ata thonë se lajmin për liberalizmin e vizave, ( i cili është paralajmëruar se do të jepet ditën e mërkurë) janë duke e pritur me padurim dhe për ta kjo ditë, do të jetë dita më e mirë e jetës së tyre.

Ata pohojnë se edhe po të jenë të lirë, nuk do të thotë që do të ikin dhe të mbesin përgjithmonë në Evropë, sepse sipas tyre, për të mbetur atje, në tokën e huaj, duhet së pari të kenë një buxhet të mirë dhe kushte ekonomike.

Qytetarët e Kosovës thonë se ata nuk dëshirojnë që të braktisin Kosovën, por kanë vetëm dëshirën, që përmes liberalizmi i të vizave, të kenë mundësinë ti takojnë të afërmit e tyre, të cilët jetojnë përtej kufijve të ftohtë, në mënyrë që sado pak ta zbusin mallin me të dashurit e zemrës. Me këtë ata dëshmuan se liberalizmi i vizave veç sa po ua rikthen dinjitetin e qytetarëve të Kosovës.

Brovina: Jemi populli më i lashtë i Evropës dhe të jesh i ‘burgosur’ në mes të Evropës, nuk është aspak e drejtë!

Ideal Brovina tha se liberalizmi i vizave do të ishte një lajm shumë i mirë për të gjithë, pasi përveç udhëtimeve dhe takimeve që do t kishim, me të afërmit dhe miqtë, që jetojnë përtej kufijve, do të na jepet mundësie po ashtu të njohim edhe kultura të ndryshme. Sipas tij, të jetosh në shekullin 21 në mes të Evropës, dhe të mos kesh të drejtë të lëvizesh aq më shumë kur valutë e ke euron, prandaj të kesh barriera me të vërtetë është e pakuptueshme.

“ Populli i Kosovës është lodhur me politikat e brendshme dhe të jashtme, prandaj duhet të lëvizim që të jemi sa më afër dhe të bashkuar me njerëzit e qytetëruar. Ne edhe po të jemi të lirë nuk do të thotë që do të ikim dhe të mbetemi ne Evrope, sepse për të mbetur atje, në tokën e huaj, duhet së pari të kesh një buxhet dhe kushte ekonomike”, thotë Brovina, duke shtuar se nuk dëshiron që ta braktisin Kosovën. Ai beson që kjo lëvizje e lirë do të na shërbejë për shumë gjëra, ani pse ky liberalizim ka kushtet e veta qe BE-ja i ka caktuar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat