Uk Lushi: Pas liberalizimit, ja pse duhet të dalim jashtë Republikës

Lajme

Uk Lushi: Pas liberalizimit, ja pse duhet të dalim jashtë Republikës

Më: 2 maj 2016 Në ora: 17:13

Veprimtari dhe ish ushtari i bataljonit "Atlantiku", Uk Lushi, ka përshendetur liberalizimin e pritshëm të vizave për Kosovën, por ka porositur se nuk duhet të pushtohemi nga euforia e festimit.

Ja statusi i plotë

Po, edhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të bëhen qytetarë që lëvizin nëpër Europë pa viza.
Por nuk duhet të pushtohemi nga euforia e festimit.

Duhet të dalim jashtë Republikës dhe të shohim dallimet e mëdha mes shteteve tjera europiane dhe vendeve tona. Duhet ta shohim me sytë tonë prapambetjen tonë. Duhet të vështrojmë punën e madhe dhe të mirë që kanë bërë elitat udhëheqëse dhe shumica e popujve europianë për vendet e tyre dhe kur të kthehemi në shtetet tona në Ballkan të organizohemi që politikanët tonë të paaftë dhe kriminelë t'i rrëzojmë nga pushteti dhe në krye të vendosim njerëz me mentalitet dhe zemër europiane.

Merita dhe urimet për bërjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës pjesë e kontinentit mëmë edhe teknikisht u takojnë qytetarëve dhe vetëm qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ashtu si kjo arritje, qytetarët e shteteve tona do të arrijmë të çlirojmë vendet tona nga kastat bandite të politikanëve tonë dhe të zhvillojmë shtetet tona që të bëhemi vërtetë si krejt Europa.
Urime!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat