Shpërthim bombe në Prishtinë (Foto/Video)

Lajme

Shpërthim bombe në Prishtinë (Foto/Video)

Më: 2 maj 2016 Në ora: 16:47

(E plotësuar) - Një bombë ka shpërthyer në rrugën ”Afrim Loxha” në Prishtinë, ku janë dëmtuar dy vetura dhe dritaret e një lokali. Fatmirësisht nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Banori i kësaj lagje, Valton Makolli ka kërkuar nga organet e rendit që sa më shpejt të zbardh detajet e këtij sulmi.

Makolli: Sa më shpejt të zbulohet rasti

“Rreth orës 02.50 ka ndodhë ka ndodhë një rast te shtëpia e pleqve dhe te çerdhja e fëmijëve këtu, ka kris një bombe, kështu që sot rreth orës 8:00 kur kam ardhë ta hapi dyqanin i kam lajmëruar policinë dhe janë ardhë por kisha dashur prej shtetit sa më shpejt ta zbulojnë rastin. Unë nuk kam probleme me askënd.. janë edhe dy vetura, një Astra edhe një Audi që kanë dëme kogja të mira dhe dëme të lokalit, xhamat që kanë kris”, tha ai.

Përkundër asaj që banorët thonë se cak i sulmit ka qenë familja me mbiemrin Xhemshit, Amir Xhemshiti ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë për KosovaPress se nuk kanë probleme me askënd.

Xhemshiti: Nuk i kemi borxh askujt

“Para një jave na u janë thyer xhamat e lokalit, sot është gjuajtur një bombe, ku po thonë se cak i sulmit janë ka qenë familja jonë, ne borxh nuk i kemi askujt por besoj që institucionet e Kosovës do ta zbardhin rastin sa më shpejt dhe besoj që do të dal e vërteta e këtij rasti”, tha ai.

Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress, Daut Hoxha nga Policia e Kosovës, i cili ka thënë se sot rreth orës 09:20 kanë marrë informatën për dëmtim prone në rrugën ”Afrim Loxha”, në Prishtinë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante të PK-së për të zhvilluar procedurat e nevojshme për hetimin e rastit dhe sqarimit të rrethanave tjera”, ka thënë ai.

Shpërthim bombe në Prishtinë

Një bombë ka shpërthyer në rrugën ”Afrim Loxha” në Prishtinë, ku janë dëmtuar dy vetura dhe dritaret e një lokali. Fatmirësisht nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës, i cili ka thënë se sot rreth orës 09:20 kanë marrë informatën për dëmtim prone në rrugën ”Afrim Loxha”në Prishtinë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante të PK-së për të zhvilluar procedurat e nevojshme për hetimin e rastit dhe sqarimit të rrethanave tjera”, ka thënë ai.

Disa banorë kanë thënë se cak i sulmit ka qenë familja me mbiemrin Gjymshiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat