Për herë të parë në histori plaçkitet banka në Korenë e Veriut

Lajme

Për herë të parë në histori plaçkitet banka në Korenë e Veriut

Më: 2 maj 2016 Në ora: 16:43

Policia e Koresë së Veriut ka filluar hetimet për plaçkitjen e parë në histori të Bankës Qendrore.

Burimet kanë thënë se Banka Qendrore në qytetin Çongdin në afërsi të Kinës, është plaçkitur më 4 prill dhe se hajnat nga aty kanë marrë rreth 70 milionë von (monedhë e Koresë së Veriut), që i bie rreth 10 mijë euro, kanë transmetuar mediat jugkoreane.

“Pasi që kjo është hera e parë që në këtë shtet plaçkitet një bankë , ky rast ka tërhequr vëmendje të madhe”, kanë thënë burimet.

Në Korenë Veriore nuk ekziston banka për persona fizikë dhe qytetarët kryesisht i fshehin paratë nën dyshek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat